Lufta Rusi-Ukrainë, nafta shkon 120 dollarë për fuçi, rekord çmimi pas 14 vitesh

Ndërsa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë çmimet globale të naftës janë në rritje. Këtë të enjte nafta e përpunuar Brent arrin në 120 dollarë për fuçi, pavarësisht masave të reja që synojnë qetësimin e tregjeve. Ky çmim cilësohet rekord pas 14 vitesh.

Nafta u rrit pasi anëtarë të Agjencisë Ndërkombëtare Ukrainase të Energjisë ranë dakord të lëshonin 60 milionë fuçi nafte nga rezervat e emergjencës.

Ndërkohë Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në botë dhe investitorët janë të shqetësuar se furnizimet me naftë apo me gaz mund të preken.

Të Fundit