Deklarata e zv.kryeministres së Ukrainës: NATO i ka duart me gjak

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka sulmuar ashpër NATO-n, duke e akuzuar atë se “i ka duart me gjak”.

Në një deklaratë për BBC ajo bën përgjegjëse aleancën euroatlantike për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.

Në një intervistë për në BBC Radio 4, Olha Stefanishyna tha “është çnjerëzorë të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten nga mos marrja e këtij vendimi. Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre gjatë një bombardimi, nuk është vetëm në duart e rusëve”, u shpreh Stefanishyna, teksa kërkoi falje që nuk zgjodhi një gjuhë diplomatike për tu shprehur.

Kujtojmë se anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.

Të Fundit