Reduktimi në të paktën 15 milionë të njerëzve në rrezik të përjashtimit social ose varfërisë deri në vitin 2030 është një nga synimet kryesore të BE. Planet, të cilat janë propozuar nga komisioni evropian, do të diskutohen nga udhëheqësit e BE në një samit të posaçëm shoqëror që do të mbahet këtë javë në Porto të Portugalisë.
Vetëm pak kilometra nga këtu ku liderët do të takohen është zemra e shoqatës së qytetit që ndihmon rreth 700 familje me vështirësi ekonomike. Ajo ndihmon edhe të pastrehët, ushqimi këtu ofrohet për ata që kanë nevojë.
“Është shumë e rëndësishme, sepse ka ditë kur nuk kemi asgjë për të ngrënë dhe na ndihmon shumë”, shprehet Elisabet, një nënë në nevojë.
“Paratë nuk mjaftojnë, edhe nëse punoj, me atë të fitoj paguaj dhomën dhe vij këtu për të pasur të sigurt ushqimin”, rrëfen Antonio i cili afrohet për të marrë ushqim pranë shoqatës.
Kjo shoqatë private ofron edhe të tjera ndihma sikundër veshje me medikamente.
Cristina Simões, vullnetare tek “Zemra e Qytetit” do të dëshironte që liderët e BE, institucionet, shoqëria civile që do të mblidhen në Porto të angazhohen ndryshe në luftën kundër varfërisë.
“Është urgjente të ri mendojmë se si e zgjidhim situatën me alokimin e një pjese ushqimi. Duhet të ketë mënyra, në aspektin e ekonomisë, që do të garantonin një minimum për këta njerëz në nevojë, por nëse nuk ka, njerëzit duhet të përfshihen me solidaritet, me ndihmë”, Cristina Simões.
Pasi marrin ushqimin të pastrehët largohen për t’u rikthyer serish, sepse të paktën edhe nesër do te kenë sesi të kalojnë vaktet, por sa do te vijojë.
Në një letër publike, më shumë se njëqind personalitete evropiane u kërkojnë udhëheqësve të angazhohen për t’i dhënë fund deri në vitin 2030 të pastrehëve në kontinent.