Vendimi historik/ Çiftet e së njëjtës gjini mund të birësojnë fëmijë

Një vendim gjykate në Kroaci ka hapur rrugën që çiftet e të njëjtit gjini të adoptojnë fëmijë në të njëjtat kushte si çiftet e martuara heteroseksuale.

Gjykata Administrative e Zagrebit vendosi në favor të një çifti LGBT, i cili ishte ankuar pasi kërkesa e tyre për birësim u refuzua nga autoritetet.

Por, gjykatësit thanë që të dy burrat duhet të lejohen të birësojnë fëmijë sepse ata jetojnë së bashku në një partneritet civil të së njëjtit gjini.

Shoqata e Familjeve Rainbow të Kroacisë e ka përshëndetur vendimin dhe e ka quajtur atë “historik”.

“Ky verdikt hap derën për të gjithë partnerët e jetës në Republikën e Kroacisë që duan të bëhen prindër birësues dhe u garanton atyre se ata nuk duhet të diskriminohen në bazë të orientimit të tyre seksual,” tha shoqata në një deklaratë.

Të drejtat e komuniteteve LGBT janë përmirësuar gradualisht në vitet e fundit në Kroaci,  anëtare të BE,  një vend konservator, kryesisht katolik.

Të Fundit