Luçiano Boçi hyn në “primaret” e PD: I kam shumë borxhe Elbasanit

Nën/kryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi ka prezantuar kandidaturën për të hyrë në Primare për Bashkinë e Elbasanit.

Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Boçi u shpreh se Elbasanit i ka shumë borxhe që duhet t’i kthejë duke filluar nga mbështetja që i ka dhënë në karrieren e tij politike, ndërsa shtoi se po ashtu iu ka borxhe të rinjve që po përjetojnë shpopullimin e dyfishtë, borxh fermerëve dhe prindërve për një jetë më të mirë.

“Çdo sukses i imi ka në themel djersën, punën, mundin e demokratëve që më kanë mbështetur. Unë shpesh bëj refleksionet e mia, e më ngjan vetja shpesh në Elbasan si ai subjekti lirik i poezisë së Xhevahir Spahiut ‘Borxhet e mia’. Këtij qyteti i kam shumë borxhe. I kam borxh mbështetjen, suksesin kohën, çdo njeriu që më ka mbështur, borxh të rinjve të Elbasanit që sot përjetojnë shpopullimin e dyfishtë, borxh fermerëve, prindërve tanë për një jetë më të mirë, cdo fëmijë i kemi borxh për të sjellë një jetë më të mirë e më të qetë. Në atë frikën time, shqetësimin e kam parë gjithmonë Elbasanin që ka ecur vetëm në dy dimensione gjatë këtyre 2 viteve. Nga e sotmja shkon drejt të shkuarës. Një ecje mbrapsht, ndaj dua të angazhohem bashkë me qytetarët e mi të përpiqemi me durim t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm. E di shumë mirë që beteja ime nuk është e lehtë, beteja ime është me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista” tha Boçi.

Të Fundit