“Lotaria Amerikane”/ Ambasada nxjerr njoftimin për datat e aplikimeve.

Në një  postim në faqen zyrtare të Facebook, Ambasada e SHBA ka publikuar udhezimet lidhur me procedurat e aplikimit për Lotarinë Amerikane.

Në njoftim thuhet se data e nisjes së aplikimit është 2 tetor dhe të interesuarit do të kenë afat deri më 5 Nëntor 2019.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve“, – thotë Ambasada Amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156687020470838

Të Fundit