Lokalet të mbyllen pak më herët, Pëllumb Pipero: “Lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit.”

Për infeksionistin e njohur Pëllumb Pipero, sot pyetja kryesore që duhet të bëjmë në këtë kohë kritike të pandemisë është: A po po bëj kujdesin e duhur për të mos e marrë koronavirusin?

Mjeku shprehet se ky virus ka “shkuar përtej çdo normaliteti, brenda anormales së madhe në këtë situatë.”

Ajo që ngre shqetësim tek mjeku është numri i madh i qytetarëve në bare dhe lokale dhe tërhoqi vëmendjen se rinia nuk është duke e marrë seriozisht problemin.

Kapacitetet kudo në botë kanë një limit. Duhet pyetur, çfarë po bëj unë vetë, çfarë po bëjnë institucionet, lokalet për të mbajtur masat?…Rinia nuk e ka marrë seriozisht problemin.”

Po ashtu, Pëllumb Pipero u shpreh  se duke parë situatën aktuale në mendimin e tij, e mira do të ishte që njerëzit te rrine sa më pak në lokale.

“Njerëzit duhet të rrinë sa më pak në lokale. Situata që po përjetojmë do më shumë kujdës, mirëkuptim. Ndoshta lokalet duhet të mbyllen pak më herët, janë në mendimin tim, lokalet dhe familja binomi më i madh i transmetimit.”

Ndërsa, i pyetur për impaktin që kanë pasur masat e marra së fundmi, e kryesisht maska, Pipero thotë se të gjitha masat që kanë si qëllim frenimin e përhapjes së virusit duhet të jenë të mirëpritura.

“Ndërsa, sa i përket maskave: Në mjedis të jashtëm mundësia e marrjes së virusit është e vogël, por nuk përjashtrohet. Sado të kufizohet numri i rasteve, është gjë e mirë. Duhet mbajtur kudo.”

Të Fundit