Lojërat Olimpike të Tokios, Bashkia e Tiranës fond për financimin e ekipit shqiptar – Stop
Bota, Të Gjitha

Lojërat Olimpike të Tokios, Bashkia e Tiranës fond për financimin e ekipit shqiptar

Bashkia e Tiranës do të mbështesë financiarisht përfaqësuesit e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar një fond prej 9,470,500 lekë, si mbështetje financiare për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të sportistëve tanë elitarë, si shtesë buxheti i Klubit Sportiv “Tirana”.

Sportistë olimpistë si Briken Calja, Luiza Gega, Izmir Smajlaj, Erkand Qerimaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov, Manuela Delilaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu prej kohësh po zhvillojnë përgatitjet dhe po stërviten për eventin më të madh sportiv i cili për shkak të vitit të vështirë pandemik u shty për këtë vit.

Bashkia e Tiranës ka mbështetur edhe më herët sportistët në garat kualifikuese, ndërsa tashmë, siç ka premtuar, po financon edhe grumbullimin e ekipit Olimpik 40 ditë para Lojërave Olimpike, udhëtimin drejt Tokios, Japoni dhe stërvitjen e tyre për këtë event të rëndësishëm sportiv.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *