Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe.
Truss fitoi 81,326 të votave dhe rivali i saj Richi Sunak 60,399, njoftoi të hënën Graham Brady, kryetar i komitetit.
Gjatë fjalës së saj, ajo falënderoi familjarët, mbështetësit edhe ish-rivalin tim Richi Sunak, duke vlerësuar figurën e tij.
“Dua të falënderoj Komitetin, kryetarin e parlamentit dhe të gjithë ata që morrën pjesë në këtë proces. Dua të falëndëroj familjen time, miqtë, kolegët politikë dhe të gjithë ata që dhanë ndihmën dhe kontributin e tyre. Jam vërtetë mirënjohëse për suportin dhe mbështetjen tuaj”, u shpreh Truss pas zgjedhjes.
Liz Truss e mori këtë post pas dorëheqjes së Boris Johnson. Truss dhe Sunak ishin kandidatët më të njohur në mesin e deputetëve të Partisë Konservatore.
Ajo ishte konsideruar prej kohësh si kryesuesja në garë.
Më herët Truss është zotuar se do të punojë të trajtuar faturat në rritje të energjisë dhe inflacionin e shfrenuar. Kryeministrja e re ka propozuar gjithashtu një paketë të madhe uljesh taksash, me vlerë dhjetëra miliarda euro.