Lista/ Këto janë shtetet më të pasura dhe më të varfra në Bashkimin Evropian

Familjet daneze janë më të pasurat në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në analizë fundit të Danmarks Nationalbank, duke shtuar se gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020 një familje në këtë vend mesatarisht kishte mbi 185 mijë euro apo 1.88 milion korona pasuri.

Shifrat tregojnë se danezët zakonisht kishin borxhe më të larta, me 560 mijë korona [55 mijë euro], pas Luksemburgut ku njerëzit kishin zakonisht 65 mijë euro detyrime.

Sidoqoftë, Banka Qendrore e Danimarkës vuri në dukje se shumica e detyrimeve të qytetarëve ishin në borxhe bankare dhe hipotekore – kolateral të pasurive të patundshme, mbi 85 për qind.

“Kështu, borxhi i danezëve kompensohet kryesisht nga vlera e pasurisë së banesave, e cila nuk përfshihet në pasurinë financiare”, shpjegon Danmarks Nationalbank.

Në përgjithësi danezët kishin pasuri financiare neto prej 1.32 milion korona [130 mijë euro], gati trefishi i mesatares së BE prej 44 mijë euro.

Banka gjithashtu theksoi se ndërsa kjo pasuri ishte mesatare, kishte një ndryshim të rëndësishëm midis individëve.

Analiza e bankës qendrore tregoi se pasuria e danezëve ishte rritur edhe më shumë në tremujorin e parë të këtij viti, në një mesatare prej 24 mijë korona [2,400 euro] për person.

Familjet në Holandë kishin shumën e dytë më të lartë në pasuri financiare, me 156 mijë euro, ndjekur nga Luksemburgu me 1.55 mijë euro dhe Suedia me 148 mijë euro.

Ndërkohë, familjet në Rumani rezultuan më të varfrat në BE, me vetëm 7,900 mijë euro në pasuri financiare.

Të Fundit