Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj ish-prokurorit të Sarandës, Sali Hasa dhe të bashkëpandehurve të tjerë.
Ish-prokurori u dënua me 2 vite burg për akuzën e “korrupsionit”, ndërsa u cilësua i pafajshëm për akuzën e fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë.
Dënimi ndaj tij u konvertua në 4 vjet Shërbim Prove dhe Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga qelia.
Sakaq, kujtojmë se Sali Hasa dhe gjashtë të pandehurit e tjerë u ndaluan në qershor të vitit 2021, pas një hetimi njëvjeçar të filluar për trafik narkotikësh – por që zbuloi veprimtari të tjera të paligjshme, përfshi dhe përfshirjen e prokurorit në afera korruptive. Hasa mori ryshfet nga Elsona Papa në këmbim të pushimit të akuzës ndaj vëllait të saj të akuzuar për plagosje, Emiliano Mirani.
Disa muaj pas arrestimit, në shtator 2021, Hasa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ndërkohë të bashkëpandehurit e tjerë u dënuan me: Emiliano Mirani: 1 vit e 6 muaj, Elsiona Papa: 8 muaj, Markelian Alinani: 2 vjet, Qerim Ruçi: 1 vit e 6 muaj, Julian Zera: 8 muaj, Bledar Hajredinaj: 1 vit 6 muaj, Napolon Hodaj: 1 vit 4 muaj.
Arbitri i futbollit, Qerim Ruçi dhe zyrtari i klubit sportiv të Përmetit Bledar Hajredini u dënuan për “paracaktim të rezultateve sportive” në ndeshjen e futbollit Selenica-Përmeti.