Linjë e re unazore për Tiranën, Veliaj: Autobusë hibirdë me çip dhe GPS

Një linjë e re unazore e transportit urban do të hyjë në kryeqytet. Ka qenë Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili gjatë prezantimit të autobuzëve të parë hibridë (me naftë dhe bateri), bëri të ditur se linja e re me 66 stacione do të ketë 24 autobusë hibridë brenda këtij viti.

Ndër të tjera Veliaj tha se disa nga linjat e vjetra nuk do të vazhdojnë funksionimin ose prej ndotjes që shkaktojnë ose sepse mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës.

“Për pak kohë pezulluam abonenë e përgjithshme dhe lamë të tjerat. E kishim të nevojshme ta pezullonim për të kuptuar se  kush nga linjat gënjen, kush spekullon, kush bën evazion. Janë kapur linja që falsifikojën biletën, që falsifikojnë anone, që në treg të zi shesin nën kosto dhe spekulojnë. Ishte e rëndësishme të përshtateshim për hapjen e linjës së re për të kuptuar se çfarë nuk shkon. Disa linja të vjetra nuk do të vazhdojnë, ose prej ndotjes ose sepse mashtrojnë publikun dhe bashkinë e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Më tej Kryebashkiaku tha se autobuzët e rinj do të jenë të pajisur me çipa dhe sistem GPS, që tregojnë ekzaktësisht si është kryer shërbimi, sa është koha e  qëndrimit në stacion, me çfarë shpejtësie ka ecur mjeti.

“Kështu do të kemi t’i tregojmë gjykatës kur marrin vendime për të hequr një linjë apo për të larguar operatorë spekulantë nga qyteti i Tiranës”, tha Veliaj.

Të Fundit