Liderët e BE-së në Tiranë, administrata në Tiranë pushim më 15 dhe 16 maj

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë VKM-në sipas së cilës parashikohet që datat 15 dhe 16 maj, punonjësit e administratës së katër bashkive, Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë, të jenë pushim.

Arsyeja e pushimit është se më 16 maj në Tiranë do të organizohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku do të mblidhen liderët e të gjithë kontinentit evropian.

Nga kjo VKM përjashtohen Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Dita e punës së datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

Të Fundit