Librazhd/I riu me Audi s’i bindet urdhrit të policisë, plagos një efektiv – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Librazhd/I riu me Audi s’i bindet urdhrit të policisë, plagos një efektiv

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e polisisë, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve dhe rrezikoi jetën e tyre duke i aksidentuar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45.  Salla Operative e Policisë Librazhd është njoftuar nga Komisariati i Policisë Pogradec, se mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Bledi Larti, nuk i ishte bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Pogradec për të ndaluar, por kishte vijuar lëvizjen me shpejtësi në drejtim të Librazhdit.

Për kapjen e tij u ngrit një pikë kontrolli në aksin rrugor Prrenjas-Pogradec, por shoferi përsëri nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke aksidentuar një efektiv.

I plagosur mbeti punonjësi i Patrullës së Përgjithshme me iniciale S. H., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit në ndjekje të 31-vjeçarit është vënë një patrullë tjetër dhe në qytetin e Librazhdit është bërë i mundur ndalimi i tij.

Bledi Laerti akuzohet për  veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ” e mbetur në tentativë dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *