Presidenti Ilir Meta i ka dhënë përgjigje deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Damian Gjiknuri të cilët janë shprehur se kreu i shtetit sipas tyre lëviz me makina pa protokoll dhe shkon në Vlorë fshehurazi natën.
“Presidenti leviz ne mes te popullit sepse eshte President i popullit. Presidenti nuk ka frike nga populli. Kush ka frike nga populli leviz me protokolle sigurie, me eskorte dhe 400 makina shoqeruese. Damiani nese ka deshire mund te marre me veten edhe Gurune e te dalim se bashku ne mes te Vlores’, tha Meta.
Kreu i shtetit theksoi se në Vlorë shkon për shkak se ftohet nga qytetaret qe kane shqetesime reale dhe ndihen te mashtruar, ndersa ironizoi me deklaratat e Gjiknurit kur tha se nese do t’ duhej te shkonte naten, do e lajmeronte vete deputetin socialist.
“Unë Vlorën e kam në zemër e do e kem si cdo shqiptar i ndershëm, zotërinjtë e duan Vlorën për ta futur në xhepin e tyre se ngaqe iu janë fryrë xhepat shumë e u duket Vlora e vogël, sa ka cuar Afrimin e unazës së re atje për të bërë zap të gjitha tenderat e punët e Vlora e keni parë si përmbytet sa bie një vesë jo shi.
Nuk kam shkuar unë në Selenicë por ka ardhur Selenica këtu, kanë bërë peticion për qeverinë e deputetët pse janë mashtruar. U mashtruan e presidenti nuk ka ikur fshehur e di gjithë Selenica ka ikur në mes të ditës ka takuar të gjithë në mes të sheshit, përfaqësues të Selenicës.
Presidenti është gati të shkojë në cdo moment edhe me zotërinjtë të takojmë popullin jo me drejtorët e Vlorës, me drejtorët e Hipotekës që ndërrohen cdo javë në Vlorë.
Unë do shkoj përsëri e le të vijnë dhe zotërinjtë atje. Unë kam qenë se ata më kanë kërkuar e kanë qenë 200-300 veta atje me shqetësime reale që ishin mashtruar
kur të kenë dëshirë Damiani të marrë edhe Gurunë me vete të shkojmë në Radhimë të takojmë banorët, e nëse hedhin asfalt elektoral thjesht se janë shqetësuar se vajti presidenti, une vete diten, po vete edhe natën, po në rast se do vete natën do lajmeroj edhe Damianin.
Presidenti që keni këtu nuk ka frikë nga populli. Po të dëshiroj Taulanti le të më ftojë vete edhe në Asamblenë e Elbasan, por le të merren me pandeminë”.