“Lërini gomonet, qendroni në vendin tuaj”, thirrja e pedagogut për rininë shqiptare

Sindikata e pedagogëve paralajmëroi sot protestën e radhës, 14 tetor, pasi kërkesat e tyre për rritje page dhe përmirësim të cilësisë së arsimit të lartë nuk janë plotësuar nga qeveria.

Teksa theksojnë se nuk do të negociojnë asnjë qindarkë nga rritja e pagave që kërkuan pedagogët i bëjnë thirrje studentëve t’i bashkohen nismës së tyre për një arsim më të mirë.

E tillë është thirrja e pedagogut të Universitetit Bujqësor, Lush Susaj.

Ai tha se studentët duhet të marrin fatin e tyre në dorë, të jenë aktiv në protesta dhe të mos largohen nga vendi me gomone, duke rrezikuar jetën, ashtu sikur se kanë bërë shumë shqiptarë kohë e fundit.

Ejani studentë, ejani rini shqiptare, merreni fatin e vendit  tuaj në dorë  e mos merrni gomonet me ik”, tha pedagogu.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publik

Të Fundit