Lajmi për ndarjen nga jeta, reagon Basha: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar pas përhapjes së një lajmi të rremë në rrjetet sociale, ku pretendohej për një aksident automobilistik me pasoja fatale për të.

Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan se këto lajme të rreme përhapen nga ata të cilët duan të shkatërrojnë vendin.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.

Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.

Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë”, shkruan Basha në facebook duke përgënjeshtruar lajmin.

Të Fundit