l le makinën 43 mije euro shokut për pak ditë, ai e shet për të larë borxhet!

Gabriel Këputa denoncon në redaksinë tonë shokun e tij Olti Klosi, të cilit në vitin 2015 i le makinën Mercedens S Class me vlerë 43 mijë euro për disa javë, derisa të kthehej nga Belgjika, ku jetonte prej 33 vjetësh. Pasi u kthye, Olti fillimisht iu shmang e më pas i tha, se makinën ia kishte lënë peng për 12 mijë Saimir Halilit. Gabrieli bën denoncim dhe cështja shkon në Prokurori në dorë të prokurorit Bilbil Mete. Ky i fundit bllokoi makinën, për llogari të denoncuesit, por në ruajtje ia la blerësit, që e kishte marrë ilegalisht, Saimir Halili. Gjyqtari Ervin Pollozhani i dha të drejtë Gabrielit, duke dalë me vendimin, që ky automjet t’i kthehej të zotit në vitin 2016. Vendimi mori formë të prerë dhe iu përcoll Përmbarimit Shtetëror të Tiranës. Përmbaruesi i ka bllokuar llogarinë debitorit dhe një automjet tjetër në pronësi të tij, por Mercedezin nuk e ka gjetur dot. Ai ka kërkuar nga policia, që ta bllokojë mjetin, duke e nxjerrë në sistemin Alert. Por policia nuk ka reaguar dhe mjeti ka vijuar të marrë gjoba në Tiranë, në shumën rreth 5 milionë lekë të vjetra, edhe pse duhej bllokuar, pasi kishte dalë në alert.

Të Fundit