Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme disa zona të qytetit të Vlorës, në kuadër të projekteve rehabilituese.
Këtë herë, në shoqërinë e deputetit të Vlorës, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Dritan Leli, kreu i qeverisë është njohur me punën e deritanishme në zonën e Sheshit të Flamurit. Ndonëse reshjet e shiut nuk kanë ndalur për asnjë moment, kryeministri nën çadër nuk ka nguruar që t’i japë porositë e fundit Lelit për punën e deritanishme. “Edhe këtë pallatin e keni planifikuar ta integroni, se nuk mund të rrijë ai aty si gogol komunist”, tha Rama, ndërsa Leli iu përgjigj se ‘po’ duke qeshur