Kuvendi njeh kërkesën e PD për grupin e saj parlamentar, Berisha zyrtarisht jashtë

Ndonëse ish-kryeministri Sali Berisha u vëtëdeklarua si pjesë e grupit parlamentar të PD-së, Kuvendi ka njohur kërkesën e selisë blu.

Kuvendi ka legjitimuar kështu kërkesën e PD-së, e cila përjashtoi nga grupi i saj parlamentar deputetin Berisha. Vendimi në fjalë u mor nga kreu i PD-së, Lulzim Basha javën e kaluar, pasi SHBA vendosi që të shpallë non-grata Berishën dhe familjen e tij.

Përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar i PD-së do të jetë në fuqi deri sa të sqarohet çështja në fjalë. Pas këtij vendimi, reagime të ashpra erdhën nga Berisha, i cili foli për pazare Rama-Basha.

 

Ndërkohë, rregullorja e Kuvendit përcakton se deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.

 

 “Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij.”, thuhet në rregulloren e Kuvendit.

Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj.

Po ashtu mësohet se grupin parlamentar “Aleanca per Ndryshim” do ta kryesojë Fatmir Mediu.
“Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Fatmir Mediu.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Nga ana tjetër është zgjedhur edhe grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”, ku kryesohet nga deputetja Mesila Doda.

“Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” ka në përbërje 7 deputetë dhe kryesohet nga deputetja Mesila Doda.”, -thuhet në njoftim.

Të Fundit