Kuvendi: Gazetarët të pajisur me certifikatë vaksinimi ose test PCR për të ndjekur mbledhjet e Kuvendit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kuvendi: Gazetarët të pajisur me certifikatë vaksinimi ose test PCR për të ndjekur mbledhjet e Kuvendit

Konferenca e kryetarëve vendodi sot që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht dhe jo online.

Pas këtij vendimit Kuvendi ka lejuar edhe gazetarët që të ndjekin nga afër mbledhjet.

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se gazetarët dhe kameramanët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes. Çertifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje.

NJOFTIMI I KUVENDIT

Të nderuar kolegë,

Siç jeni informuar, Konferenca e Kryetarëve miratoi vendimin për zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve të përhershme të Kuvendit me prezencë fizike, duke respektuar distancimin fizik dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19.

Ju lutem, mbani parasysh që, në respekt të këtij vendimi,  gazetarët dhe kameramanët, të cilët ndjekin  mbledhjet e komisioneve parlamentare fizikisht, duhet të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

Çertifikata ose testi  do t’i dorëzohen punonjësit të sektorit të medias në hyrje. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për cdo nevojë pêr mbêshtetje apo sqarim.

Faleminderit!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *