Arlinda Koleniço, përgjegjëse e zyrës së edukimit dhe botimeve në Bankën e shqipërisë tha se në Shqipëri vihet re një kulturë e dobët financiare, por në përgjithësi jemi të kujdesshëm në menaxhimin e tyre.
“Ne kemi një kulturë të dobët financiare. Megjithatë shikojmë se kemi aftësi menaxheriale. Ne kemi prirje për të qenë më të kujdesshme ndaj menaxhimit të parave”, -tha Arlinda Koleniço.
Sipas ekspertes Koleniço aftësi më të mira të menaxhimit të parasë kanë gratë. Pra sipas saj ato janë menaxhuese më të mira të parasë se burrat.
“Ne kemi njohuri më të pakta, qëndrime sidomos meshkujt kanë qëndrime më të gabuara finaciare ndërsa femrat janë më të kujdesshme sipas matjeve që kemi kryer. Gjithsesi këtë vit do të shikojmë nëse këto tregues janë përmirësuar apo jo”,-tha për Euronews Albania ekspertja Koleniço.