Artur Koçeku është personi që drejtonte grupin kriminal të trafikut të drogës, që u godit nga SPAK.
Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Sipas SPAK Koçeku rezulton të jetë një nga drejtuesit e grupit kriminal të trafikut të drogës, që pastronte para duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit.
Mësohet se Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku jeton në Dubai.
Po ashtu Koçekut i janë sekuestruar miliona euro pasuri, llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme.
Kujtojmë se SPAK lëshoi 20 masa sigurie, ndërsa për 15 persona u caktuan ‘arrest me burg’ dhe për 5 ‘arrest shtëpie’.



