“Kurrë nuk i kam mbuluar”, Ish-kreu i Kishës Katolike u kërkon falje viktimave të abuzimit seksual nga priftërinjtë

Papa Benedikti XVI, i ka kërkuar sot falje viktimave të dhunës seksuale të kryer nga anëtarët e klerit, duke siguruar se ai kurrë nuk i ka mbuluar priftërinjtë pedofilë kur ishte kryepeshkop, apo edhe kur ka mbajtur pozicionin si papë.

Në një letër dërguar nga Vatikani më pak se tre muaj pas publikimit të një hetimi të zhvilluar në Gjermani, Benedikti XVI përsëriti se kurrë nuk kishte fshehur përgjegjësitë e tij.

“Mund t’u shpreh edhe një herë të gjitha viktimave të abuzimit seksual, dhimbjen dhe turpin tim. U kërkoj falje të gjitha viktimave. Unë kisha përgjegjësi të mëdha brenda Kishës Katolike. Dhimbja ime është edhe më e madhe për abuzimet dhe gabimet që kanë ndodhur gjatë mandatit tim në vende të ndryshme”, qoftë si Kryepeshkop i Mynihut (1977-1982) qoftë si Papë (2005-2013).”, është shprehur ai.

Të Fundit