Një ushtarak shqiptar i përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s, është arrestuar nën dyshim si i përfshirë në aktivitet kriminal.
Duke iu referuar policisë së Holandës, raportohet se është vënë nën hetim Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje.
Pas arrestimit ushtaraku shqiptarë, është duke u hetuar në gjendje të lirë nën dyshimin e përshtatjes së një shtëpie, për rritje kanabisi.
Policia e Holandës deklaron se Dinoshi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.