Kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tha në një intervistë në Euronews Albania së ndërtimi i kullave është gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës.
Veliaj u shpreh se gjëja më e shëmtuar e qytetit janë shtesat dhe katet pa leje, ndërsa kullat moderne janë dëshmi e zhvillimit të qytetit.
“Nëse do ketë interes nga privati për të bërë kulla pas teatrit është çështje e tyre. Kulla përballë kishës ortodokse do hapet punë ditësh, do jetë ambasada izraelite dhe misione të tjera diplomatike. Kjo e bën Tiranën moderne, Tiranën e qerpiçit e kishim. Kur themi e duam Shqipërinë si jashtë duam logot që shohim jashtë, hotelet që shohim jashtë. Kullat janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur Tiranës, gjëja më e shëmtuar janë shtesat dhe katet pa leje. Ne nuk mund të jemi edhe qytet i ri edhe antik, antik me akropoli dhe Koloseum nuk mund të jemi”, tha Veliaj.