Kujtoi se ishte parkim, qytetari thyen traun e Parlamentit dhe hyn në oborr me makinë

Ditën e sotme, në hyrje të Parlamentit është shënuar një incident.

Një 32-vjeçar ka tentuar të parkojë makinën brenda oborrit të godinës qeveritare, edhe pse është e ndaluar.

Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.

Pas incidentit, 32-vjeçari M.B është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Burime për Abc bëjnë me dije se trau i Parlamentit është dëmtuar, ndërsa 32-vjeçari dyshohet se kohët e fundit po kurohet me ilaçe depresioni.

Të Fundit