Gëzim Korani tregon, se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdëtët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra. Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala. Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hito Lala tregon, se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë, se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallzim.Po materialet janë cuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti.
- +355 67 220 8888
- [email protected]