“Ku e di une ça ka ai” mjeket gabojnë me diagnozën, ja çfarë i ndodhi 5 vjeçarit!

Jemi në Pogradec, ku qytetarja Suada Kurti tregon, se djali i saj 5 vjec, prej një viti i vuan nga sëmundja e epilepsisë. Ajo shkoi në komisionin e nivelit të parë në Pogradec për kemp, por i erdhi përgjigja negative pa asnjë shpjegim. Suada thotë, se i ka të gjitha dokumentat të rregullta, por nuk i jepet një arsye për refuzimin.Duket, se përcaktimi i diagnozës ka shfaqur gjithë këtë problematikë. Ne biseduam me mjekun në spitalin e Pogradecit dhe ai thotë se e ka shkruar sic i kanë thënë, se e pranon sistemi. Por më pas i nxjerrin problem. Mjeku thotë, se e kishin shkruar “farmakorezistente”, por i thanë të telefon ta bënte “të gjeneralizuar ediopatike”.Ne u drejtuam në komisionin e nivelit të parë dhe biseduam me mjekun, i cili tha, se arsyeja, që djali nuk përfiton kempin, është se janë bërë dy diagnoza të ndryshme nga mjeku i Tiranës dhe nga mjeku i Pogradecit. Ajo që mbetet, është që të bëhet ankesa dhe të paraqitet në Kempin Epror, me shpresën e gjetjes së zgjidhjes.

Të Fundit