Rikthet për të tretën herë në ujërat shqiptare anija e Marinës Ushtarake Italiane “Amerigo Vespucci”.
Këtë të dielë, anija ka mbërritur në Portin e Durrësit pas 86 vitesh që nga hera e fundit që ishte në Shqipëri, ku vizitoi Gjirin e Vlorës.
E ndërtuar në vitin 1993 në kantieret e Castellammare di Stabia, Amerigo Vespucci është një anije me vela, ku në pothuajse një shekull ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë, nga Karaibet deri në Rrethin Arktik.
Anija mbërriti në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të diplomacisë detare, të promovuar nga Ministria e Mbrojtjes italiane, e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022.
Anija “Vespucci” do të qëndrojë në portin e Durrësit deri më 19 tetor, ndërsa është vizituar dhe nga gazetari Blendi Fevziu.