Ksamil/ Avokati zapton pronen dhe kerkon legalizim me dokumente false-Stop-16 Qershor 2021 – Stop
Të Gjitha

Ksamil/ Avokati zapton pronen dhe kerkon legalizim me dokumente false-Stop-16 Qershor 2021

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një denoncim nga Ksamili. Sipas dokumentave, figuron, se djali i avokatit Gjergj Imeraj në vitin 2017 ka aplikuar sikur e ka ai pronën e një zonje, duke përdorur një kontenier si pretekst. Në prill 2021 avokati bashkë me familjarët e rrethojnë këtë pronë me forcë dhe nxjerrin jashtë zonjën, e cila e kishte në përdorim që nga viti 1988. Stop verifikon pronën në terren, që është rrethuar nga avokati dhe djali i tij ka aplikuar për legalizim me dokumenta të falsifikuara. Në dokumenta deklarohen ndërtime, kur aty nuk ka asnjë ndërtim.Tek Aluizni, kur pyesim për këtë procedurë, nuk e gjejnë, por thonë, që kjo pronë më sipërfaqje 1800 metra katrorë nuk mund të legalizohet. Por avokati përdor një vërtetim hipotekor, që i cilëson prona të tjera dhe i përdor si të dhëna të pronave, që po kërkon të përvetsojë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *