Kryeministri Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit, publikon pamje nga hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë

Kryeministri Edi Rama, në rrjetin social Facebook, ka shprehur urimin e tij për 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Përkrah mesazhit “Gëzuar 27-vjetorin-Ditën e Çlirimit”, Rama ka ndarë edhe disa pamje të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK dhe forcave të NATO-s që hyjnë Kosovë.

Më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Hyrja e forcave të NATO-s erdhi pas përfundimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 10 qershor, me qëllim ndalimin e fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës. Gjatë operacionit ushtarak, avionët e 13 vendeve anëtare të NATO-s realizuan 38.400 fluturime, ndërsa në 10.484 prej tyre u kryen bombardime. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë fushatës u hodhën gjithsej 26.614 projektilë ndaj objektivave serbe.

Screenshot

Të Fundit