Kryeministri Rama shkarkon ministren e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj është shkarkuar me vendim të Kryeministrit Rama. Lajmin e ka bërë me dije Klan News.

Delina Ibrahimaj ka shërbyer në krye të Ministrisë së Ekonomisë që prej Shtatorit 2021.

Sjellim në vëmendje se kryeministri Rama do të mbledhë ditën e sotme Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku pritet të marrë vendime të rëndëisshme brenda partisë që drejton.

Të Fundit