Kryeministri Holandez Rutte: Keni bërë përparim, e drejtë që Shqipëria të hapë negociatat – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kryeministri Holandez Rutte: Keni bërë përparim, e drejtë që Shqipëria të hapë negociatat

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, është në një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rutte është shprehur se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE, por tha se kjo do të varet nga zgjidhja e ngërçit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Është e drejtë që për të nisur konferencën e parë ndërqeveritare të ndryshojë qëndrimi i Bullgarisë. Shpresoj që kjo të ndodhë. Do të ishte e drejtë, ju keni bërë kaq shumë përparime. Natyrisht që shumë keni bërë. Bashkimi Europian dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Duhet të ketë diçka midis gjatë rrugës që ecim përpara. Jam i lumtur që vendet tona zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe. Ne bashkëpunojmë intensivisht. Holanda është investuesi më i madh në Shqipëri. Ne vazhdojmë të takohemi. Le të vazhdojmë të punojmë kështu, të takohemi, ta ndërtojmë këtë miqësi dhe ta bëjmë më shumë praktike“, tha ai

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *