Kryeministri britanik Johnson: Nëse Putini do të ishte grua s’do ta kishte pushtuar Ukrainën

Kryeministri britanik Boris Johnson ka pohuar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte grua dhe beson se lufta është një “shembull i përsosur i maskulitetit toksik”.

Në një intervistë me median gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribues në konflikt, përcjell abcnews.al.

“Nëse Putini do të ishte grua, gjë që ai padyshim nuk është, nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se do të kishte nisur një luftë të çmendur”, i tha Johnson  transmetuesit ZDF.

“Nëse doni një shembull të përsosur të maskulitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë”, shtoi kryeministri britanik.

Saka, liderët perëndimorë përfunduan samitin tre-ditor të G7 në Gjermaninë jugore duke premtuar se do të rrisin kostot ekonomike dhe politike për Putinin dhe regjimin e tij.

Të Fundit