Kryebashkiaku i Kievit: Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike, jemi të shqetësuar

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi sot se është i shqetësuar për mundësinë e përdorimit të armëve kimike ose biologjike nga Rusia në Ukrainë.

Në një prononcim për CNN Klitschko tha:

Po, sigurisht, ne jemi të shqetësuar. Sigurisht që mund t’i përdorin tanimë. Që në fillim Putini tha se është vetëm luftë kundër forcave ushtarake. Tani për tani, ne shohim mijëra civilë dhe gjithashtu fëmijë të vdesin. Kjo luftë është kundër të gjithë popullsisë ukrainase. Lufta është një sfidë për të gjithë.

Ndërsa SHBA deri më tani nuk ka paraqitur asnjë provë se Rusia ka në plan të përdorë armë kimike në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë, veçanërisht sekretarja e shtypit Jen Psaki, ka paralajmëruar se armët mund të përdoren në konflikt.

Të premten, presidenti Joe Biden tha se Rusia do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse përdorin armë kimike në Ukrainë, një paralajmërim që erdhi pasi ai njoftoi sanksione të mëtejshme ekonomike kundër Rusisë.

Të Fundit