Kryebashkiaku i Kavajës në protestën e PD: Kemi ndezur motorët, rrëzimi i qeverisë do jetë shumë i shpejtë

Kryetari i Bashkisë Fisnik Qosja i pranishëm në protestën e PD tha në një prononcim për media tha se protestat duhet të jenë të vazhdueshme deri në rrëzimin e qeverisë

Sipas tij kjo ditë nuk është e largët dhe PD ka dhënë prova se e rrëzon qeverinë,

“Kavaja ka qenë gjithmonë në ballë, me votë edhe protestë ka qenë kundër të gjitha regjimeve, edhe kundër regjimit të Ramës është e para. Protestat duhet të jenë të vazhdueshme, nuk është i largët, rrëzimi i qeverisë do jetë shumë i shpejtë, kemi dhënë prova se e rrëzojmë qeveri. Bashkia e Kavajës i ka të ndezur motorët, Kavaja do vazhdojë të ndryshojë për mirë, siç ka bërë deri tani”, tha Qosja.

Të Fundit