Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e postës në Krujë, ditën e djeshme.
Mësohet se grabitësit kanë marrë nga kasaforta 11 milion lekë nga paratë e pensioneve.
Dyshohet se autorët kanë pasur dijeni për kasafortat që ndodheshin në postë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme posta ka vijuar punën me shpërndarjen e pensioneve.
Policia arrestoi dje rojen pranë postës së Krujës për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Shtetasi me inicialet B. P., pas ngjarjes nuk ka kryer sipas detyrimeve ligjore njoftimin e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë