Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me largimin masiv të bluzave të bardha nga Shqipëria.
Me anë të një postimi në Facebook, shoqata ka bërë me dije se spitalet shtetërore dhe private kanë mungesë të shumtë të mjekëve specialist si dhe infermierë.
Gjithashtu në postim thuhet se për shkak të krizës Ministria e Shëndetësisë ka telefonuar dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e shërbimeve.
Postim i Plotë:
Shqiperia ne krize per personel shendetesore me mungesa te medha te mjekeve dhe infermiereve. Ashtu sic kishte parashikuar Shoqata e Infermiereve te Shqiperise qe Shqiperia do jete ne kolaps per personel Shendetesore ashtu po ndodh.
Shume spitale si shteterore ashtu dhe private jane me mungesa te medha te mjekeve specialist dhe infermiereve.
Sikur te mos mjaftonte kjo ditet e fundit Ministria e Shendetesise per te plotesuar nevojat per staf ne Qendrat Shendetesore Verore po telefonon dhe po u kerkon mjekeve te dale ne pension te behen pjese e ketyre sherbimeve.
Pse valle kur ne ngreme shqetesime reale ato nxjerrin lloj lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke pergenjeshtruar shifrat e deklaruara nga ne te largimeve masive nga Shqiperia te mjekeve dhe infermiereve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria per te mos dale zbuluar qe nuk ka mjek e infermier ju lutet stafit te dale ne pension per tju bashkuar per te sherbyer.
Kur do ndergjegjesohen per te rregulluar politikat e duhura te punesimit dhe vleresimit te stafit mjekesore para se Shqiperia te behet monopol i nje grupi mjekesh e infermieresh te politizuar qe kane kthyer si prone te tyre vendin e punes apo cdo post tjeter duke bere qe infermieret dhe mjeket e afte te largohen nga Shqiperia.
Mos valle duhet ti kthej syte Ministria nga vendet e tjera per te plotesuar nevojat per staf mjekesore ne vend??? Nuk keni pare gje akoma…pasi tani eshte vone per te ndaluar kete hemoragji ne Shendetesi.