Krizë për energjinë elektrike, ulet rezerva në Fierzë. Kosova prodhon sasi minimale

Shqipëria nuk ka mundur të blejë energji javën e fundit të gushtit dhe ka vënë në funksion turbinate e Fierzës. Kjo ka ulur rezervat, ndërsa kriza është shpejtuar në Kosovë, e cila siguron energji vetëm për një të tretën e vendit.

Rezerva energjjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MWh në vetëm në një javë. Me këtë sasi, KESH thtotë se niveli i Fierzës është ulur brenda 1 jave.

Aktualisht KESH është duke prodhurar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75% e energjisë që konsumohet në vend.

KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të çmimeve të larta në bursë.

Të dhënat e përditësuara të HEC–eve më të mëdha prodhuese në vend, vijnë në një kohë kur kriza energjitike vazhdon të thellohet me cmimet ditore të energjisë që kanë arritur në 750 euro për megavat.

Nga ana tjetër, Kosova po përjeton një situatë më të vështirë të prodhimit vendas, pasi termocentrali po funksionon pjesërisht, aq sa për të furnzuar vetëm Prishtinën me energji.

Të Fundit