Krimi makabër/ Nëna vret djalin 5-vjeçar për ta ngrënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Egjipt, ku një nënë ka vrarë djalin e saj 5-vjeçar me qëllim që ta hante.

Sipas mediave të huaja, eshtrat e trupit të fëmijës janë gjetur nga autoritetet në vende të ndryshme të shtëpisë, përfshirë edhe brenda një tenxhere në kuzhinë.

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Po ashtu, edhe vetë gruaja e ka rrëfyer ngjarjen, duke treguar edhe thikën e kasapit, me të cilën kreu vrasjen.

Tashmë ajo është pas hekurave të burgut, duke pritur dënimin.

Të Fundit