I ngel prona pa regjistruar,zyrat e shtetit e zvarrisin, gazetarja “ultimatum”drejtorit të Kadastrës

Ndodhemi në lagjen Zguraj të Kavajës me denoncuesen Danjela Kola Laçi, e cila është trashëgimtarja e një prone, e blerë që në vitin ‘78, nga gjyshi i saj. Nga gjyshi prona ka kaluar në 6 trashëgimtarët e tij dhe babai i saj nuk e ka regjistruar për neglizhencë. Sot Danjela kërkon zgjidhjen e problemit dhe regjistrimin e pronës. Ajo thotë, se për tre vjet rresht është përpjekur ta bëjë këtë me ligjin e vitit 2020, por nuk ia ka dalë.Në Kadastrën e Kavajës na thonë, se aty regjistrohen vetëm pronat-shtet. Ato private i kanë kaluar Tiranës. Ne folëm me Dorian Murati, i cili na tha, se prona do të regjistrohet.E në fakt kështu ndodhi. Bashkë me zonjën ne shkojmë në zyrat e Kadastrës në Rinas, ku mori zgjidhje problemi i Danjela Kola Laci.

Të Fundit