Krijohen skuadra të “Policisë Alpine”, në ndihmë të turistëve të bllokuar

Policia e Shtetit ka krijuar skuadrat “Policia Alpine” për t’i ardhur në ndihmë turistëve që mbeten të bllokuar në zonat malore dhe terrene të thyera.

Punonjësit e Policisë të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër  prej një jave janë trajnuar nga homologët austriakë, me qëllim krijimin e skuadrave të dedikuara alpine.

Efektivët e FNSH-së janë trajnuar në terren, ditën dhe natën, me mjetet logjistike të sjella nga homologët austriakë, për t’u aftësuar me qëllim që të lëvizin të sigurtë në terrenet alpine.

Trajnerët austriakë kanë alternuar praktikën me teorinë dhe në fund të trajnimit njëjavor,  pajisjet e sjella për t’i përdorur për trajnimin, ua kanë dhuruar skuadrave të FNSH-së, për t’i përdorur në rastet e nevojës për ndihmë në zonat malore.

Në përfundim të trajnimit, gjatë ceremonisë për pajisjen e punonjësve të Policisë, me certifikata, ishin të pranishëm ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Dr. Christian Steiner, zv.ambasadorja e OSCE-së Clarisse Pasztory dhe Drejtori i FLO-së në Policinë e Shtetit Sokol Bizhga.

Të Fundit