Kreut të Bashkisë Gramsh i hakerojnë faqen zyrtare të “Facebook”

Faqja zyrtare në Facebook e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Në një status në profilin e tij personal kryebashkiaku i Gramshit bën me dije se deri në momentin që do të rimarë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili i tij personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

“Përshëndetje të gjithëve!

Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare ”-shkruan kryebashkiaku.

Ngjarja vjen pak ditë pas incidentit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku tentuan të hyjnë 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas, tashmë të arrestuar zyrtarisht me akuzën e spiunazhit.

Të Fundit