Kreu i SPAK, Braho raporton para KLP: Arresti me burg, masa e fundit! Në 2025-ën, pësoi ulje me 53.4%

Kreu i SPAK, Klodian Braho po raporton para KLP për punën gjatë viti 2025. Braho evidenton forcimin e rolit kushtetues dhe ligjor të institucionit si një nga shtyllat kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Braho tha se arresti me burg është përdorur si mjeti i fundit. Duke thënë se përdorimi i kësaj mase sigurie ka pësuar një rënie me rreth 53.4% krahasuar me vitin 2024.

“SPAK ka vijuar konsolidimin e rolit kushtetutës dhe ligjor si institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Raporti evidenton se gjatë 2025, SPAK ka vepruar në funksion të rritjes së efikasitetit, përdorimit të teknikave speciale të hetimit, janë përmbushur rekomandimet e kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe progres raportit të BE.

SPAK ka hetuar 870 procedime penale, krahasuar me 2024. Rritja e hetimeve proaktive, në krahasim me 2024, ky raport është dyfishuar nga 19.8% në 37% në 2025. Raporti mes procedimeve penale të reja, është 294 dhe hetimeve të përfunduara në shifrën 2016 ka pësuar rritje prej 7%.

Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.

Të Fundit