Kreu i PDIU-së bashkoi votat me PS në parlament: Nuk rreshtohemi për solidaritet

Shpëtim Idrizi sqaroi në një lidhje të drejtpërdrejtë në ABC News, votën në parlament pro ligjeve të qeverisë.

“Së pari ne jemi sovran në vendimmarrjet tona. Votojmë në bazë të bindjes tonë dhe interesit publik. Disa ligje i kemi votuar disa jo, me koshiencë kam votuar ligjin për heqjen e taksimit të dyfishtë. Për ligje të tilla, që kanë të bëjnë me ekonominë, jo vetëm ne por edhe opozitarë të tjerë, kanë votuar.

Për kryetare e parlamentit ka qenë një votim i fshehtë, por unë vetë kam votuar kundër shkarkimit, për disa arsye. Ndonjëri që mori iniciatiavën nuk na kontaktoi për të na thënë arsyet apo mbështetjen tonë. Nuk mendoj se goditja e znj. Nikolla do të fitonte ndonjë gjë të madhe në këtë betejë politike. Po hyjmë në këto zgjedhje me të njëjtat problematika. Ishte koha të bënim një analizë të qartë të ecurisë së ref së 2015.

Po kaq problematike është fakti i reformës zgjedhore për ndryshimin e kodit, ku sic thotë edhe OSBE ishin shumë të mëdha. Dje pash se afati do shtyhet edhe me 6 muaj. Ne kemi probleme të mëdha si shitblerja e votës, ndërhyrja e shtetit. Ne nuk rreshtohemi për solidaritet, sepse nuk kam parë ndonjë parti ti jetë bashkangjitur PDIU për cështjet e Çamërisë apo cështjen e detit. Kam përshtypjen që kemi një ngatërresë të madhe për arsyen pse jemi në parlament. Parlamenti është vendi i burrave dhe grave të matur, që kanë detyrim të gjejnë konsensus. Ne nuk mund të jemi ca vetë që nga një anë kemi një palë që thonë jemi engjëj e një palë që thotë jemi djalli dhe anasjelltas.

Ne sot nuk kemi as programe as ofertë, por kemi dy ceta që përleshën me njëra tjetrën. Edhe këto zgjedhje po bëhen zgjedhje atipike. Edhe pse janë zgjedhje locale, ende nuk shohim një ofertë nga kandidatët. Kemi për të adresuar problemet e vendit, problemet e pagave, pensioneve, rritjen e kostove të jetesës, problemet me mjedisin. Dhe ja ku jemi sot, a ka ndonë ofertë për këto probleme” tha Idrizi, ndërsa theksoi se PDIU në zgjedhjet e 14 majit garon për këshillat bashkiakë.

“PDIU garon për këshillat bashkiak. Jo vetëm që kemi pas dhe do kemi përplasje, më e madhja është për këto problemet që sapo ngrita. Kush është oferta, e kandidatit për kryetar të bashkisë, pikërisht ato që citova. Pra vizioni që ata kanë për Tiranën. Deri më sot nuk parë ndonjë ofertë, as nga kreu i Bashkisë as nga kandidati i opozitës.”-përfundoi Idrizi.

Të Fundit