Kreshnik Spahiu: “KATUNDARI” shet 13 mijë lekë kilen e fikut, këta duan t’i marrësh zvarrë si policia e Enver Hoxhës

Themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Krehsnik Spahiu ka reaguar i revoltuar për çmimin e lartë me të cilin një tragtar i ka shitur fiq ditën e sotme.

Ai thotë se “katundari” e shiste kilen e fikut me 13 mijë lekë për kilogram, një çmim që nuk e gjen as në Afrikën e Jugut apo Australi, por vetëm në bregderin shqiptar.

Spahiu thotë që tashmë u bind se këta shitës duhet t’i marrësh zvarrë siç bënte policia e Enver Hoxhës, teksa shton se problem nuk është pë rata që punojnë jashtë shtetit, por pë rata që punojnë në Shqipëri.

“Ky “katundari” sot shiste 13.000 lekë/kg e fiqve.

Këtë çmim s’e gjen as në Afrikën e Jugut, Japoni apo Australi por vetëm në bregdetin shqiptar. S’paguajnë as taksa dhe as qira por çmimet si në Hënë.

Sot u binda që këta nuk e meritojnë policinë e Erion Velisë por më keq. Këta duhet ti marrësh zvarrë si policia Enver Hoxhës, që ju sekuestroi edhe pulat..

Dhe nuk është problemi për ne që punojmë jashtë por për ju në Shqipëri që ditën e punës paguheni sa dy kokrra fiq”, shkruan Spahiu.

Të Fundit