KQZ me vendim unanim ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.
Vendimi do ti komunikohet menjëherë dhe kryeministrit Edi Rama, dhe pavarësisht debateve të gjithë anëtarët e KQZ kanë vendosur shkarkimin e tij.
Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratike se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikimit të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e Dekriminalizimit.