Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha.
Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari dhe Pamela Qirko.
KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Tiranës, pasi ai rezulton se ka një bilanc negativ, domethënë ka shpenzuar më shumë se sa ka fituar ligjërisht.
Ervin Karanxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën e ka ushtruar prej gati dy dekadash.