Një pacient i dyshuar me koronavirus është shtruar në spital në Prishtinë. Rasti konfirmohet nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia por deri tani ka vetëm dyshime se rasti në fjalë mund të jetë me koronavirus.
Vitia shton se rezultatet e analizave do të dalin brenda 2 orëve që të saktësohet nëse pacienti ka apo jo koronavirus. Mediat kosovare raportojnë se edhe të shtunën pati një rast të dyshuar për koronavirus në Kosovë por rezultoi negativ.